PSG, Mbappe jep shenja largimi: Dua më shumë përgjegjësi

Pak ditë nga nisja zyrtare e merkatos verore, Kylian Mbappe, ylli i Paris Saint Germain ka ngjallur frikë në radhët e parizienëve me deklaratat e tij më të fundit.

“Mendoj se ka ardhur koha për të marrë më shumë përgjegjësi. Do më pëlqente të ishin tek Parisi, por pse jo edhe në një projekt të ri”, është shprehur Mbappe për mediat francize, duke lëshuar alarmin tek kampionët e vendit, njëkohësisht duke bërë të ëndërrojnë tifozët e Realit të Madridit.

Një sinjal i qartë për drejtuesit e klubit, se një mes sulmuesit francez dhe Neymar do të jetë i tepërt sezonin e ardhshëm.

Shkarkoni aplikacionin e A2