Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Publikohen fotot e personit që u ngjit në Kullën Eiffel

Nga A2 CNN
20 Maj 2019, 16:12 | Bota

Të gjithë vizitorët në Kullën Eiffel u evakuuan pak pas mesditës së të hënës pasi një person ishte parë duke u ngjitur në kullë.

Një zëdhënës tha se kulla është mbyllur pak pas orës 16:00 dhe do të qëndrojë e mbyllur deri në një njoftim të dytë, për shkak se një person i paidentifikuar është ngjitur në kullë.

Policia po negocion me personin, i cili është në pozicion mjaft të rrezikshëm. Ndërkohë, në rrjetet sociale janë postuar fotografi të personin, i cili ka arritur të ngjitet në një lartësi të madhe, ndërsa shkaqet për të cilat ai ka vendosur të ngjitet në kullë janë të paqarta.

A2 CNN Livestream

Dita jonë