Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Raporti kundër krimit të organizuar: Shqipëria, pika hyrëse e drogave nga Amerika Latine

Nga A2 CNN
20 Maj 2019, 20:03 | Kronikë
Raporti kundër krimit të organizuar: Shqipëria, pika hyrëse

Një raport i ri nga Nisma Globale Kundër Krimit të Organizuar identifikon vendet në Ballkan, të cilat janë pika kryesore për grupet e krimit të organizuar të përfshira në trafikun e drogës, armëve dhe njerëzve.

Për Shqipërinë, raporti thotë se vendi ka pika hyrjeje të rëndësishme për kokainën që vjen në Europë nga Amerika Latine me dërgesa kontejnerësh në portin e Durrësit, të cilat më pas shpërndahen përmes Kosovës, Serbisë dhe Bosnjës drejt Europës Qendrore.

Sipas raportit, Shqipëria ka qenë prodhuesja më e madhe e kanabisit në rajon ndonëse vitet e fundit është ulur ndjeshëm kultivimi dhe trafikimi. Në raport përmenden dhe disa nga qytetet ku veprojnë krimi i organizuar. Kurbini dhe Lezha janë zona problematike të krimit të organizuar në Shqipëri.

Në raport përmendet fshati Fushëkuqe, i cili ndodhet në bregdetin e Adriatikut. Kjo e bën këtë krahinë një vend ideal për trafikimin e drogës drejt Italisë, ndërsa në vitin 2014 u zbulua një laborator droge.

Disa nga grupet kriminale nga kjo zonë – që zakonisht përbëhen nga persona që kanë lidhje farefisnore me njëri-tjetrin – janë të përfshira në trafikimin e drogës, ndërsa disa të tjera për vjedhje, grabitje dhe pastrim parash Zona e Lezhës ka dalje në Adriatik, duke përfshirë edhe portin e Shëngjinit.

Grupet kriminale nga Lezha kanë qenë aktive në trafikimin e qenieve njerëzore, trafikimin e drogës dhe shitjen e armëve. Disa prej tyre janë aktive edhe jashtë vendit, veçanërisht në Itali dhe Holandë.

Në raport thuhet se këto grupe i pastrojnë paratë në këtë zonë, veçanërisht me investime në pasuri të paluajtshme, turizëm, bare, restorante dhe pika karburanti. Kjo zonë njihet gjithashtu edhe për familje të përfshira në aktivitete kriminale dhe të lidhura ngushtë me politikën. Për kryeqytetin, Tiranën, raporti shprehet se ka qenë qendra e veprimtarisë së disa prej grupeve kriminale më të rrezikshme në Shqipëri.

Kërcënimi që vjen nga këto grupe ka rënë disi, por megjithatë ka akoma disa grupe që vazhdojnë të jenë aktive në këtë qytet. Ato funksionojnë më shumë si mbështetje për aktivitete kriminale jashtë vendit, kryesisht në Holandë, Belgjikë, Spanjë, Zvicër, Gjermani, Itali, Kosovë, dhe në Mbretërinë e Bashkuar, por kanë edhe lidhje në Turqi dhe Amerikë latine. Aktivitetet kryesore të këtyre grupeve janë trafikimi drogës, shantazhi, lojëra fati të palicensuara, pastrim parash, gjoba biznesi, dhe vrasje me pagesë.

Tirana, gjithashtu, konsiderohet si një pikëtakimi dhe kontakti, ku grupet kriminale nga zona të tjera të vendit takohen për të krijuar lidhje me njëri – tjetrin, apo me zyrtarë nga qeveria dhe forcat e ruajtjes së rendit. Në fund, Elbasani, sipas raportit, është baza e dy prej grupeve kriminale më të fuqishme në Shqipëri dhe që të dyja bandat janë të përfshira në trafikun e kokainës drejt Europës Perëndimore dhe Mbretërisë së Bashkuar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë