Regjisori Loach shfaq filmin “I’m Sorry We Missed You” në Kanë

Me historinë e një familje që po shkatërrohet nën presionin e punëve të pasigurta, prodhimi më i ri i Ken Loach në Kanë, nuk mund të shfaqej në një kohë më të përshtatshme. I vendosur në qytetin anglez të Newcastle, “I’m Sorry We Missed You” tregon përpjekjet e një babai për të mbajtur familjen e bashkuar, pasi vetëpunësohet si shpërndarës, dhe përpiqet të shlyejë borxhet.

I njohur për eksplorimin e betejave të klasës punëtore, filmi më i fundit i regjisorit veteran, cilësohet si një prej prodhimeve më tipike të tij. Disa kritikë, e vunë theksin tek mungesa e risive në stilin e Loach.

I pyetur nëse shihte ndonjë mënyrë për shkundur modelin e punës, të denoncuar në film, Loach tha se shpresat e tij vareshin tek lideri i opozitës laburiste në Britaninë e Madhe, Jeremy Corbyn edhe pse sfidat ishin të mëdha.

82 vjeçari, i cili ka përzemër temat politike, ka fituar dy Palma të Arta në Kanë, për herë të fundit në 2016-tën me “I, Daniel Blake”.  

Shkarkoni aplikacionin e A2