Ronaldo “godet” djalin, por kupën nuk e lëshon!

Cristiano Ronaldo është padyshim ndër lojtarët më të mirë në botë, madje disa thonë më i miri.

Por konsensusi ulet ndjeshëm kur flitet për simpatinë e tij. Shumë e akuzojnë për egoizëm, dhe pamjet e kapura nga kamerat gjatë ceremonisë së fitores së kampionatit nga Juventusi nuk  e përmirësojnë  situatën. Ylli portugez, me kupën  e kampionatit në dorë, godet pa dashje djalin e tij  Cristiano Jr.

Ronaldo drops Serie A trophy

On your head, son! 👨‍👦Ronaldo accidentally hits his son in the face with the Serie A trophy! 🏆 Zero sympathy from Cristiano Ronaldo! 😂

Gepostet von Sky Sports am Montag, 20. Mai 2019

Goditje jo e fortë, por gjithsesi e rrezikshme sepse e kap 8 vjeçarin në sy. Por Ronaldo nuk duket sikur shqetësohet nga ky aksident i vogël, dhe përqendrohet tek ceremonia, ku padyshim është protagonisti absolut.

Shkarkoni aplikacionin e A2