Skandal në Ligën inferiore serbe, dhunohet skuadra e Luginës së Preshevës

Futbollistët e klubit me origjinë shqiptare të Luginës së Preshevës janë bërë pre e dhunës në ndeshjen e fundit ndaj skuadrës së Levosojës në ligat inferiore të kampionatit serb.

Klubi shqiptar ka denoncuar këtë ngjarje ku shumë nga lojtarët e Luginës mbetën të lënduar nga sulmi fizik i skuadrës vendase gjatë ndeshjes. Shkak për dhunën është bërë origjina shqiptare e klubit, i cili është ofenduar gjithashtu përgjatë 90 minutave nga të pranishmit në shkallët e stadiumit.

Skuadra e Luginës kërkon drejtësi tek autoritet përkatëse për këtë ngjarje, ndërsa thekson se të drejtat e futbollistëve shqiptarë në këtë aktivitet janë të mjerueshme. 

Shkarkoni aplikacionin e A2