Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Tsipras për Shqipërinë: Të bëjë më shumë për minoritetin grek

Nga A2 CNN
20 Maj 2019, 12:08 | Ballkani
Tsipras për Shqipërinë: Të bëjë më shumë

Greqia do ta mbështesë hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në muajin qershor, por me një kusht. Tirana duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur të drejtat e komunitetit grek, thotë kryeministri Alexis Tsipras për “Financial Times”. Në të kundërtën, paralajmëron ai , rruga drejt Bashkimit Europian do të mbyllej.

“Ia kam shpjeguar Kryeministrit Edi Rama se Tirana duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur të drejtat e komunitetit grek, ose në të kundërtën rruga e vendit drejt Bashkimit Europian do të mbyllet. Nëse Shqipëria i përmbush detyrimet sa i përket të drejtave të njeriut, Greqia dhe unë personalisht, do ta mbështesim vendimin e mundshëm të qershorit që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të nisin negociatat”

Alexis Tsipras, Kryeministër i Greqisë

Tsipras shton se do të ishte e padrejtë të rrezikohej anëtarësimi nëse do të jetë shënuar progres. Ndërsa thekson se nuk I pëlqen t’u japë leksione, apo të vendosë kushte të ashpra për vendet aspirante, Tsipras shprehet se reformat në Ballkan kishte nevojë për nxitje.

“Popujt e Ballkanit kanë nevojë për nxitje sa i përket reformave. Është si shkopi dhe karota. Ata kanë nevojë për karota, nëse gjithçka duket e errët”

Alexis Tsipras, Kryeministër i Greqisë

Tsipras pranoi vështirësitë e arritjes së marrëveshjes me Maqedoninë e Veriut  duke thënë se çështja kishte të bënte jo vetëm me emrin por edhe me historinë dhe identitetin.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli