Videopërgjimet dhe një ironi austriake me Shqipërinë

Në lidhje me skandalin e videopërgjimit dhe prishjes së koalicionit nga ana e Kryeministrit Kurz, mediat austriake nuk e kanë kursyer ironinë, duke sjellë në vëmendje Shqipërinë.

Gazeta austriake “Klaine Zeitung” sjell në vëmendje vitin 2011 tek shkruan: “Një video inkriminuese nuk duhet të çojë drejt fundit të karrierës politike, por mund te ndihmojë në ngritjen drejt majave, siç tregon shembulli i Ilir Metës në Shqipëri. Një kamera kapi zëvendëskryeministrin në bisedime për marrëveshje korrupsioni me ministrin e tij të Ekonomisë. Përgjimi u dërgua në media, por nuk u pranua si provë. Nëse te ne një video e tillë të çon në zgjedhje të parakohshme”, shkruan gazeta austriake, “në Shqipëri, Gjykata të nxjerr të pafajshëm dhe bëhesh President”.

Artikulli përmend protestat e shumta qe u mbajtën atë kohë nga socialistët në opozitë, të cilët më pas hynë në koalicion me partinë e Metës dhe e bënë atë edhe President të vendit.

Shkarkoni aplikacionin e A2