Videopërgjimi në Austri, dorëhiqen ministrat

Pas dorëheqjes së zv.kancelarit Hans Christian Strache, i përfshirë në një videoskandal, kryeministri Kurz ka shkarkuar dhe ministrin e Brendshëm, Herbert Kickl.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i partisë të së djathtës ekstreme, e cila ka tërhequr të gjithë ministrat e saj në kabinetin qeveritar.

Partia e djathtë FPO kishte vënë si kusht, për të mos u tërhequr nga qeveria, paprekshmërinë e ministrit të Brendshëm, Kickl.

Më herët gjatë së hënës, presidenti Alexander Van der Bellen vendosi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, pas kërkesës së vetë kancelarit Sebastian Kurz për marrjen e një vendimi të tillë.

Vendimi i bujshëm që trazon vendin në prag të zgjedhjeve evropiane, vjen si pasojë e skandalit mediatik të një përgjimi video ku zëvendës kancelari austriak, Heinz-Christian Strache duket sikur bisedon me sipërmarrës të rremë rus, të cilëve i siguron ndërmjetësimin në disa aktivitete, ndër to blerjen e një gazete dhe favorizimin e tyre, në këmbim të miliona euro financim në fushatë.

Shkarkoni aplikacionin e A2