Zgjedhjet e 30 qershorit, tërhiqet një tjetër kandidat i Bindjes Demokratike

Kandidati i Bindjes Demokratike në qarkun e Lezhës, Salvador Kaçaj ka njoftuar se është tërhequr nga gara për zgjedhjet e 30 qershorit.

Ai iu drejtua me një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, vetëm 1 orë pasi institucioni zgjedhor e kishte regjistruar për të garuar në zgjedhje.

Kaçaj saktëson në letrën e tij se nuk mund të shërbejë si fasadë e përpjekjes për të rikthyer në Shqipëri një regjim një partiak, të përzierë me krimin. Gjithashtu, për Kaçajn, zgjedhjet pa opozitën e vërtetë më 30 Qershor do të ishin shkatërrimtare për qytetarët e Lezhës dhe të gjithë Shqipërisë.

Shkarkoni aplikacionin e A2