Artan Fuga për Gjinushin: Po luan ngriva-shkriva, ndërsa ka vite që shkel ligjin

Akademiku Artan Fuga komenton qëndrimin e Skënder Gjinushit për tërheqjen nga politika për t’u marrë me shkencën. Në postimin e tij në Facebook Fuga ironizon procesin e zgjedhjeve në Akademinë e Shkencave dhe kryetarin e vetëshpallur siç e cilëson ai, Skënder Gjinushin.

Pas kronikës së transmetuar në A2CNN, Fuga shkruan: “Kandidati pa rivalë për kryetar i Akademisë së Shkencave paska shpallur se pas tridhjetë vjetësh në politikë, ai nuk qenka më politikan, por është bërë akademik i pavarur. Krejt i pavarur! Brenda një minute! Tri ditë para zgjedhjeve! Ka ngrirë të gjitha funksionet politike! Të zënë në grackë nga vetja e tyre kanë filluar të luajnë ngriva – shkriva! Vërtet për t’u shkrirë së qeshuri! Ka 12 vjet që shkel ligjin duke qenë dhe anëtar akademie dhe kryetar partie dhe tre ditë para se të vetëshpallet kryetar vendos ta respektojë atë!”.

Shkarkoni aplikacionin e A2