Autori i sulmit në Zelandën e Re akuzohet për terrorizëm, shpërthejnë debatet

Autori i dyshuar i sulmeve në Christchurch ku u vranë 51 vetë, u akuzua për terrorizëm. Policia e Zelandës së Re njoftoi se ndaj Brendon Tarrant ishte ngritur akuza e “angazhimit në një akt terrorist”.

Ndaj tij rëndojnë edhe akuza për vrasje dhe tentative vrasje, pas sulmeve në 2 xhami në 15 mars. Shtetasi australian, I vetëquajtur supremacist I bardhë pritet të dalë në gjykatë në muajin qershor. Megjithatë në Zelandën e Re kanë shpërthyer debatet lidhur me trajtimin e rastit sipas ligjeve terroriste,  pasi kjo mund të zgjasë procesin gjyqësor dhe mund t’u ofrojë ekstremistëve një platformë për promovimin e pikëpamjeve të tyre.

Ky ishte sulmi më vdekjeprurës me armë zjarri në Zelandën e Re, dhe nxiti parlamentarët të votonin brenda pak javëve për ndalimin e armëve gjysmë automatike në vend.

Shkarkoni aplikacionin e A2