Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Avramopoulos: Prej qershorit 2018 Shqipëria ka bërë progres thelbësor

Nga A2 CNN
21 Maj 2019, 12:16 | Aktualitet
Avramopoulos: Prej qershorit 2018 Shqipëria ka bërë progres

I pyetur në lidhje me dhënien e “dritës jeshile” për nisjen e negociatave me Shqipërinë, Komisioneri i Bashkimit Europian për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Nënshtetësinë, Dimitris Avramopoulos tha se Komisioni mbështet procesin.

“Kjo marrëveshje e afron Shqipërinë me Bashkimin Europian. Ne e kemi dhënë miratimin për çeljen e negociatave në vitin 2018 dhe i qëndrojmë atij vendimi. Por në fund të fundit është Këshilli i Europës ai që e merr vendimin për çeljen e negociatave”, u shpreh Avramopoulos.

“Që prej qershorit të kaluar Shqipëria ka bërë progres thelbësor në ecurinë e Reformës në Drejtësi, por edhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe luftën kundër kanabisit. Por ky progres duhet të jetë i vazhdueshëm, për të ulur numrin e aplikimeve të pabazuara të shqiptarëve në shtetet e Bashkimit Europian”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani