Basha në Berat: 30 qershori grusht shteti, do ndalet me çdo çmim

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte ne Berat, ku mori pjesë në mbledhjen e aktivit të zgjeruar të këtij qarku. Ai përsëriti qëndrimin se nuk do të ketë zgjedhje me krimin dhe hajdutët. Basha i quajti zgjedhjet e 30 qershorit një grusht shteti, i cili tha se nuk do të lejohen, me çdo çmim dhe sakrificë.

“Guxon të mendojë se do t’i hedhë kularin në fyt Beratit, më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje me krimin, me hajdutët. Dëgjojeni Beratit, shikojeni atë! Beratasit janë ngritur në këmbë për dinjitet, liri, demokraci, për Shqipërinë si e gjithë Evropa.

Një pakicë e vogël, e kapur duke vjedhur zgjedhjet, e kapur duke vjedhur shqiptarët, e cila kërkon më kot të organizojë grushtin e shtetit më 30 qershor. Zgjedhje me 30 qershor nuk do të ketë, grushti i shtetit do të ndalet me çdo çmim. Me çdo sakrificë do të mbrojmë lirinë dhe demokracinë”, përfundoi fjalën e tij kreu i demokratëve Basha.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN