Dy të vdekur nga zjarrvënia e qëllimshme e emigrantit, Salvini: Të kthehen të gjithë në shtëpi!

Dy të vdekur, 5 të plagosur dhe 17 të asfiksuar nga tymi. Është ky bilanci tragjik i një zjarrvënie të qëllimshme në godinën e policisë bashkiake në Mirandola të Italisë. Ngjarja që ndodhi në orën 2 të së martës, ka si autor një emigrant maroken, rreth të 20-tave.

 I riu, i arrestuar më vonë nga karabinierët, hyri me forcë në strukturë duke i venë më pas zjarrin. Sipas informacioneve, flakët përfshinë edhe një apartament mbi zyrat e policisë në katin e parë, ku edhe u shënuan dy viktimat.

Komenti i ministrit italian Matteo Salvini

 Motivet nuk janë të qarta. Nuk vonoi reagimi i ministrit të Brendshëm Matteo Salvini, i cili shfrytëzoi ngjarjen për të rikonfirmuar qëndrimin kundër emigracionit. “Dhe ju flisni për hapje portesh. Eliminimi i emigracionit klandestin në Itali dhe Evropë, është një detyrë morale! Te gjithë në shtëpi!”, tha Salvini në Twitter.

Shkarkoni aplikacionin e A2