Frontex nis punën në Shqipëri, Avramopoulos: Moment historik

Që nga e mërkura, Frontex, Agjencia Europiane e Kufirit dhe Rojës Bregdetare, do të nisë operacionin e saj në Shqipëri, në bashkëpunimin me Rojën Bregdetare Shqiptare. Trupat europiane do të mbështesin rojën bregdetare shqiptare me pajisje si edhe me staf.

Komisioneri i Bashkimit Europian për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Nënshtetësinë, Dimitris Avramopoulos tha se misioni do të shtrihet në pikat kyçe të kufirit me Greqinë.


Dimitris Avramopoulos, Komisioneri i Bashkimit Europian për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Nënshtetësinë.

“Ky është vendim historik. Është hera e parë që këto skuadra vendosen në një vend jashtë Bashkimit Europian. Sfidat me të cilat hasemi janë të përbashkëta dhe reagimi duhet të jetë i përbashkët”, tha Avramopoulos. “Kjo është në interes të të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria është pjesë e familjes europiane, në aspektoin historik, dhe kjo është një pikë kthese në mënyrën se si administrojmë migracionin dhe kufirin”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN