Goli më i trishtë: shënon dhe lë babain pa “playoff”

Historia e futbollit është plot me histori përballjesh të fëmijëve (në fushë) dhe prindërve të tyre (në stol si trajnerë), por ajo që ka ndodhur në Venezuelë është vërtet e pabesueshme.

Protagonist është Giancarlo Maldonado, sulmuesi 36-vjeçar i Deportivo Tachira, i cili me golin e tij në minutat shtesë barazoi rezultatin ndaj Academia Puerto Cabello, e drejtuar nga babai i tij Carlos. Pasi shënoi, Maldonado nuk festoi, por shpërtheu në lot sepse ai gol bëri që skuadra e babait të tij të mos arrinte në zonën “playoff”.

Gjithsesi, prindi e lavdëroi pas ndeshjes, duke thënë se është krenar më shumë se kurrë për djalin e tij. “Në një vend ku vlerat kanë humbur, Giancarlo tregoi besnikëri ndaj klubit që përfaqëson dhe respekt ndaj futbollit”, tha Carlos Maldonado.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN