Guardiola zbarkon në Itali…

Burime nga një gazetar spanjoll bëjnë me dije se trajneri Pep Guardiola ka mbërritur në Milano dhe është akomoduar në hotelin “Palazzo Parigi”, i cili është dhe selia e Juventusit në këtë qytet.

Në hotel, aktualisht, po qëndron dhe Fabio Paratici, përgjegjësi për pjesën teknike te bardhezinjtë. Për këtë motiv hidhet dhe hipoteza për një takim të mundshëm mes të dyve.

Trajneri Guardiola, nga ana e tij, ka siguruar tifozët e Manchester City se do të qëndrojë në pankinën e “qytetarëve” dhe për sezonin e ardhshëm. Por, megjithatë, rastësia e sotme në Milano të bën të mendosh për më shumë.

Shkarkoni aplikacionin e A2