Plumb për Salvinin: Nuk kam frikë

https   cdn.cnn .com cnnnext dam assets 190519150424 matteo salvini italy european elections mclaughlin pkg vpx 00000000 1100x620

Ministri i Brendshëm i Italisë, Mateo Salvini është kërcënuar së fundmi përmes një plumbi të futur në një zarf. Zyra e klasifikimit të postës, në Romë, zbuloi zarfin me plumb drejtuar Salvinit dhe njoftoi menjëherë policinë. Zarfi kërcënues u zbulua pasi nuk kishte emër dërguesi dhe datën e kthimit të letrës. Kërcënimin ndaj Salvinit nuk e ka marrë asnjë përsipër asnjë person apo grup.

Menjëherë pas lajmit ka reaguar dhe ministri Salvini. “Nuk më trembin, nuk kam për të ndaluar. Më shumë se nga një politikë shpesh hipokrite, besoj te solidariteti i miliona italianëve që do të shprehin vullnetin e tyre me votë të dielën”, komentoi Salvini.

Ditët e fundit, zarfa me plumba i janë dërguar kryebashkiakes së Torinos dhe një grupi magjistratësh.