Kompanitë më të mëdha europiane, kryeson nafta

Nafta dhe gazi kryesojnë listën e kompanive më të mëdha në Europë. Holandezët e Shell renditen të parët në Kontinentin e Vjetër, teksa shitjet janë rritur me 20% gjatë vitit 2018 falë çmimeve më të larta të karburantëve.

Një rritje të ngjashme kanë pasur edhe rivalët britanikë dhe francezë, British Petroleum dhe Total, përkatësisht në vendet e 5 dhe 6.

Por, jashtë naftës dhe gazit, për kompanitë europiane e ardhmja duket e zymtë. Prodhuesit e automjeteve janë goditur nga tarifat amerikane, duke bërë që gjermanët e Volkswagen, Daimler dhe BMW të humbasin vlerë.

Ndërsa bankat europiane, të drejtuara nga anglezët e HSBC, janë përballur me fitime të dobëta vitet e fundit.

E vetmja firmë europiane që ka parë rritje të ndjeshme është gjigandi i ushqimit dhe pijeve, Nestle. Aksionet e zviceranëve janë rritur me 29% pas një marrëveshjeje 7 miliardë dollarëshe me Starbucks për të shitur produktet e kësaj të fundit.

Lista me 15 kompanitë më të mëdha europiane mbyllet me firma që operojnë në fusha të ndryshme, si prodhuesi i farmaceutikëve, Novartis, gjermanët e teknologjisë të Siemens, kompania belge e pijeve Anheuser Busch InBev dhe operatori italian i energjisë, Enel.

Shkarkoni aplikacionin e A2