Ligji kundër abortit, protesta masive në 50 shtete amerikane

Protestuesit po pushtojnë rrugët. Zemërimi ndaj ligjit të fundit për abortin është rritur në shumë shtete amerikane, përfshirë Alabamën.

Kay Ivey, guvernatore e Alabamës, thotë: “Legjislacioni ka folur dhe nënvizon shenjtërinë e jetës, të cilën qytetarët e Alabamës e vlerësojnë tej mase”.

Ligji i Alabamës, i cili do të sfidohet ligjërisht, do ta bëjë abortin të paligjshëm. Dina Zirlott, aktiviste për të drejtat e abortit, thekson: “Ne do të vazhdojmë të ngremë zërin, të tregojmë historitë tona dhe të kërkojmë të drejtën kushtetuese për të zgjedhur”.

Të marten, mbi 50 organizata në thuajse të gjitha 50 shtetet mbajnë protesta.

“Unë zgjodha që ta mbaj fëmijën dhe do të lind për 27 javë. Por, ky nuk është një vendim që të gjithë mund ta marrin. Besoj që një grua duhet të ketë të drejtën e zgjedhjes”, shprehet një protestuese.

Mbështetësit e ligjit për abortin shprehen se do të luftojnë në mbrojtje të tij. Zv/Presidenti i SHBA-së, Mike Pence tha: “Shpresoj që një ditë të shikoj rikthimin e shenjtërisë së jetës në qendër të ligjeve amerikane”. Presidenti Donald Trump tha se kundërshton abortin me përjashtim të përdhunimit dhe inçestit. Gjithashtu, dëshiron të mbrojë jetët e grave.

Shkarkoni aplikacionin e A2