Ndërron jetë Niki Lauda, 3 herë kampion i F1

Niki Lauda, 3 herë kampion bote në Formula 1, ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare.

Ish-piloti austriak ishte shtruar në spital që nga janari për shkak të një gripi.

“Me trishtim të thellë njoftojmë që njeriu ynë i dashur Niki Lauda ndërroi jetë në 20 maj 2019. Arritjet e tij unike si sportist dhe sipërmarrës janë dhe do të mbeten të paharrueshme. Do ta ndjejmë shumë mungesën e bashkëshortit, babait dhe gjyshit tonë të dashur”, lexohet në komunikatën e familjes së austriakut.

Niki Lauda ka arritur 25 fitore, 54 podiume dhe 24 “pole position” gjatë karrierës së tij të shkëlqyer si pilot i Formula 1. Gjithashtu, ai mbahet mend për aksidentin e rëndë që pësoi në vitin 1976 në Çmimin e Madh të Gjermanisë, që e la me djegie të rënda në fytyrë.

Shkarkoni aplikacionin e A2