Ndreu: Do çliroj Bashkinë e Lezhës nga nepotizmi

“Bashkia e Lezhës është kthyer nga një bashki shërbimi në bashki punësimi. 17 vetë, në një zyrë 2 me 3, marrin rrogën. Sot ke 57 punonjës social. Për personin nuk kam asnjë koment. Kryetari i bashkisë duhet të ketë një staf, ndoshta ai nuk ka arritur ta realizojë një të tillë”.

Kështu u shpreh Pjerin Ndreu, kandidati i Partisë Socialiste në Lezhë në emisionin “I Ftuari” teksa komentoi situatën aktuale në Bashkinë e Lezhës.

Ai thotë se Fran Frroku, kryetari aktual i bashkisë, ka ulur investimet në mënyrë drastike duke rritur kurbën e rrogave. “Unë mendoj se më shumë kjo ka ardhur për shkak të menaxhimit të keq sesa presioni. Në 3 vite rresht ka një rekord nga më skandalozët në dy shtylla. Grantet e qeverisë dhe përdorimi i të ardhurave dhe tarifave vendore. Grantet janë të pakufizuara, mund ti përdorësh kudo. Por çfarë ka bërë? Nga viti në vit ka ulur investimet në mënyrë drastike duke rritur kurbën e rrogave dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe të ardhurat. Rrogën atje e merr i gjithë rrjeti farefisnor. Bashkia ka të dhëna llahtar”.

Por çfarë premton Pjerin Ndreu për Lezhën? “E para e punës do të bëhet një strukturë funksionale, jo me vende pune kot, por me vende pune që punojnë. Do të ketë përshkrim për vendin e punës që ke. Ajo që do të ndodhë është se bashkia do të kthehet në bashki shërbimi, jo bashki punësimi. Do të përmbyset menjëherë raporti i investimeve me atë të rrogave. Është bashkia e fundit sa i përket investimeve në raport me buxhetin”, u shpreh ndër të tjera Pjerin Ndreu.

Shkarkoni aplikacionin e A2