Operacioni në Holandë, policia arreston 4 shqiptarë për trafikim droge

MB HOLANDE DROGA frame 0 1100x620

Policia holandeze goditi një bandë shqiptare që merrej me trafik droge në qytetin Gelin dhe Sitard.

Në prangat e policisë ranë 4 persona: dy marokenë 40-vjeçarë, një burrë dhe një grua shqiptare, përkatësisht 34 dhe 36 vjeç.

Në operacionin e quajtur “Shqipëria”, agjentët kryen bastisje të shumta në mbi 10 ndërtesa. Hetuesit dyshojnë se banda kriminale përdori një kompani transportesh për aktivitetin kriminal.

Mediat vendase e pasqyruan gjerësisht operacionin e policisë dhe shkruajnë se shumica e shqiptarëve që jetojnë në Holandë përdorin trafikun e drogës si aktivitet kryesor jetese.

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 130 raste të reja në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 116 pacientë të shtruar në spital, 23 në terapi intensive, 7 të intubuar
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 23 të shëruar në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 4 viktima në 24 orët e fundit