Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Pjerin Ndreu tregon arsyet e kandidimit në Lezhë

Nga A2 CNN
21 Maj 2019, 21:54 | Politikë
Pjerin Ndreu tregon arsyet e kandidimit në Lezhë

Në emisionin “I Ftuari” të gazetarit Endri Xhafo, kandidati i PS për bashkinë e Lezhës, Pjerin Ndreu shpjegoi arsyet që e çuan në vendimin për të hequr dorë nga mandati i deputetit e për të kandiduar në këtë Bashki.

Pjerin Ndreu tregoi se e do Lezhën dhe se përgatitja e tij e ka bërë të jetë i aftë për të punuar në terren dhe për të arritur rezultate.

“Jam mësuar për të qenë menaxher terreni. Kam patur detyra të rëndësishme në Policinë e Lezhës nga më e thjeshta deri në më të lartën. Dua ta menaxhoj vetë diçka dhe të marr faturën e plusit apo minusit dhe mendoj se jam në stilin e punës time. E dua atë qytet sepse aty kanë lindur dy fëmijët e mi dhe kam kaluar një pjesë të jetës.  Ajo zonë ka det, fushë, mal, gjithçka.  Kam mundësi për ta ndryshuar atë realitet”, u shpreh kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Lezhës, Pjerin Ndreu.

A2 CNN Livestream

Dita jonë