Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Protesta shtyn Kategorinë Superiore, të dielën në fushë

Nga A2 CNN
21 Maj 2019, 11:35 | Futboll
Protesta shtyn Kategorinë Superiore, të dielën në fushë

Protesta e paralajmëruar e së shtunës nga opozita ndikon edhe në kampionatin e futbollit.

Edhe pse plani i masave ende nuk është bërë publik, në kryeqytet pritet të dislokohen forca të shumta policie nga të gjitha rrethet. Në protestat e deritanishme janë angazhuar rreth 1 500 policë, duke bërë të pamundur mbarëvajtjen e aktiviteteve të tjera, siç është edhe kampionati i futbollit.

Për këtë arsye, ndeshjet e javës së 35 në Kategorinë Superiore janë zhvendosur të luhen ditën e diel, në orën 16:30, ku bie në sy gara e ethshme e Tiranës dhe Kastriotit për mbijetesën, por edhe lufta për kupat e Europës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë