Ronaldo “arratiset” në ishull me modelen bionde

“Fenomeni” brazilian Ronaldo, edhe pse është tërhequr prej kohësh nga futbolli i luajtur, sërish ai nuk i ka shkëputur lidhjet me sportin që e ka bërë të famshëm në të gjithë botën.

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Interit e Milanit, është bërë pronar i skuadrës së Valladolid në Spanjë. Por pavarësisht angazhimeve në krye të këtij klubi, tashmë në fund të sezonit, ai ka gjetur kohë edhe për të pushuar me të dashurën e tij, modelen Celina Locks.

Legjenda braziliane është fotografuar me modelen bionde në Formentera të Spanjës. Teksa po vjen vera, Ronaldo duket se duhet të heq disa kile të tepërta, të cilat nuk i kanë munguar që prej tërheqjes nga futbolli i luajtur.

Shkarkoni aplikacionin e A2