Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Shitblerja e votës, Ndocaj: Shqipëria mbahet peng, hajduti bërtet “Kapni hajdutin!”

Nga A2 CNN
21 Maj 2019, 20:59 | Politikë
Shitblerja e votës, Ndocaj: Shqipëria mbahet peng, hajduti bërtet

Kandidati i Partisë Konservatore për Bashkinë e Lezhës, Eduart Ndocaj, deklaroi se do të blejë 50 mijë euro çdo video që do të implikojë në vjedhje votash kandidatin e mazhorancës për këtë bashki Pjerin Ndreu. “Ideja lindi pasi sot kemi dy forca politike që sot mbajnë peng Shqipërinë me shitblerjen e votës në 29 vite. Teknikisht hajduti bërtet: Kapni Hajdutin! Si e majta, si e djathta kanë futur këtë stil dhe nuk e lejojnë qytetarin të votojë i lirë”, u shpreh Ndocaj në emisionin “I Ftuari” në A2 CNN, me Endri Xhafon.

Por pse Ndocaj në videon e tij të publikuar në rrjetet sociale përmend Pjerin Ndreun, kur ai nuk është se rikandidon për tjetër mandat si kreu i bashkisë së Lezhës, por vjen nga Parlamenti. “Unë vij nga zgjedhjet e 2017-ës, ku Partia Demokratike pas dy vitesh i del gjumi se i kanë vjedhur votat. Pas 2017-ës, e vetmja parti që ka denoncuar vjedhjen, manipulimin dhe shantazhin që u është bërë shqiptarëve ka qenë Partia e Bashkimit Demokristian që e drejtoja unë. E kam parë se çfarë është bërë në 2017-ën. Ajo që ka ndodhur në Durrës ka ndodhur dhe në Lezhë”, tha Ndocaj.

“Partia Socialiste ka blerë votat. Pjerin Ndreu ka dalë nga vota e hashashit dhe jo nga vota qytetare. Pjerin Ndreu është deputet i Republikës së Shqipërisë me vota të blera. Në 2014-ën, PS ka investuar miliona euro dhe se fitoi sepse kandidati ishte më i pranueshëm në atë kohë. Lezha është kthyer në një arenë. Kjo video doli për shkak se qindra qytetarë më telefonojnë dhe më thonë se është hapur thesi. Kanë 6 vjet që vjedhin, 6 vjet që merren me hashash.

Ndocaj ka edhe një koment për Lulzim Bashën dhe aksionin e ndërmarrë nga ai. “Ky zotëria nuk e ka për votën e qytetarëve. Ky si lider ka dështua”, tha ai.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani