Shkencëtarët amerikanë: Rritja e nivelit të detit rrezikon metropolet botërore

Shkencëtarët besojnë se niveli global i deteve dhe oqeaneve mund të rritet më shumë nga sa është parashikuar, për shkak të shkrirjes së akullit në Antarktidë dhe Groenlandë. Sipas parashikimit afat-gjatë, niveli i ujërave të deteve, në rang global, do të rritet me maksimumi nën 1 metër deri në vitin 2100. Por sipas studimit të ri, parashikohet që ky nivel të rritet me thuajse dyfishin e projeksionit fillestar. Sipas autorëve të studimit, kjo vjen për shkak edhe të zhvendosjes së miliona njerëzve nëpër botë.

Çështja e nivelit të deteve dhe oqeaneve ishte një nga më të diskutuarat në samitin për ndryshimet klimatike në vitin 2013. Në raportin final të samitit nënvijëzohet se ngrohja e vazhdueshme globale, pa reduktime të mëdha të emisioneve, mund të nxisë rritjen e nivelit të ujërave nga 52 deri në 98 centimetra deri në vitin 2100.

Por studimet e grupeve shkencore thonë se ngrohja globale po ndodh me ritme më të shpejta, që do të çojë në një shkrirje më të shpejtë dhe në sasi më të mëdha të akullnajave. Rrjedhimisht, sipas ekspertëve, do të rritet edhe niveli global I deteve dhe oqeaneve ndërsa temperatura mesatare globale deri atëherë, pritet të rritet me 5 gradë. Sipas autorëve, ky skenar do të kishte një impakt të jashtëzakonshëm në planet dhe sipas përllogaritjeve, bota do të humbasë një sipërfaqe toke prej 1,79 milionë kilometrash katrore, ekuivalente me sipërfaqen e Libisë.

Do të jetë e vështirë gjithashtu që njerëzit të vazhdojnë të jetojnë në Bangladesh dhe ishujt e Paqësorit, ndërsa Londra, Nju Jorku dhe Shangai do të jenë realisht të kërcënuar. Studimi është publikuar nga Akademia Kombëtare Amerikane e Shkencës.

Shkarkoni aplikacionin e A2