Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Shumica e pronave, të paregjistruara ose me probleme

Nga A2 CNN
21 Maj 2019, 11:25 | Aktualitet
Shumica e pronave, të paregjistruara ose me probleme

Pjesa dërrmuese e pronave në Shqipëri ose janë të paregjistruara ose janë të regjistruara me probleme.

Gjatë një takimi me anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë, drejtori i Kadastrës, Artan Lame ka zbardhur shifrat që tregojnë për dështim të reformave të ndërmarra nga të gjitha qeveritë në këto 30 vjet.

“Shqipëria ka rreth 4,5 milionë pasuri, nga të cilat 3,8 janë të regjistruara dhe rreth 600 mijë janë ende të paregjistruara. Përveç Thethit, rezulton edhe i gjithë bregdeti i jugut i paregjistruar, kur kanë kaluar 3 dekada nga ndryshimi i sistemit. Ende nuk kanë kaluar pra në regjistrim fillestar. Por, edhe nga këto 3,8 milionë të paregjistruara, 2,5 milionë e tyre janë të regjistruara me probleme”, deklaroi Lame.

A2 CNN Livestream

Dita jonë