Taksat ndaj mallrave serbe, përfiton Shqipëria

Shqipëria ka përfituar nga vendosja e taksës 100% për mallrat serbe dhe ato të Bosnjë-Hercegovinës nga Kosova.

Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se gjatë 4 muajve të parë të këtij viti, eksportet drejt Kosovës arritën vlerën e 8.9 miliardë lekëve, me rritje 74% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë, ekuivalente kjo me 3.1 miliardë lekë më shumë.

Por, mes dy vendeve ka potenciale të shumta të pashfrytëzuara bashkëpunimi. Për këtë arsye, pas mbledhjes së djeshme të përbashkët mes qeverive të të dyja vendeve, sot zhvillohet forumi ekonomik mbarëshqiptar “Mundësitë dhe sfidat e marrëdhënieve tregtare Kosovë-Shqipëri”, ku të pranishëm janë ministrat e të dyja vendeve.

Forumi synon analizimin e marrëdhënieve tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe hapësirat për përmirësimin e tyre.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN