Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Tarifa e Rrugës së Kombit, bizneset: Na penalizon

Nga A2 CNN
21 Maj 2019, 14:51 | Ekonomi
Tarifa e Rrugës së Kombit, bizneset: Na penalizon

Tarifa e rrugës së Kombit ka penalizuar tregtinë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Për zëvendëskryeministrin e Kosovës, Fatmir Limaj, kjo është një pengesë e madhe për sipërmarrjen dhe duhet rishikuar.

Forumi Ekonomik mbarë-shqiptar ku morën pjesë përfaqësues të biznesit dhe qeverisë nga dy vendet, evidentoi si problematike edhe akcizat e larta, pagesat për skanimin, mospërputhjet në legjislacion dhe barrierat e tjera jo tarifore.

“Biznesi nga Kosova përveç të tjerave ka çështjen e skanerit dhe të taksës së rrugës. Ne jemi të vetëdijshëm që Parlamenti i Shqipërisë është futur në disa koncesione dhe ka detyrime shtetërore, por mendojmë që për një vendim të keq të Parlamentit të Kosovës nuk duhet të ngarkohet qytetari i Shqipërisë, prandaj themi që për një vendim të keq të Parlamentit të Shqipërisë nuk bën që të ngarkohet biznesi i Kosovës”, tha Fatmir Limaj.

“Kemi dalë me detyra shumë të qarta se çfarë duhet të bëjmë dhe absolutisht objektivi është që të thjeshtojmë procedurat dhe burokracitë. Për disa nga këto procedura kërkon angazhim më të madh se sa ministritë, por angazhimi është që këto brenda qershorit do të jetë një fakt i kryer. Se çfarë do të vijë pas këtij propozimi mendoj që asnjëri nga ne nuk e thotë dot sot”, u shpreh ministrja e Financave, Anila Denaj.

Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës deklaruan se po punojnë për eliminimin e pengesave. Në këtë kuadër ata kanë nënshkruar edhe një sërë marrëveshjesh, që pritet të vihen në zbatim në fund të muajit qershor.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani