Tërhiqet kandidati i Bindjes Demokratike në Kavajë: Nuk kishte dakordësinë time përfundimtare

Një tjetër kandidat i Bindjes Demokratike tërhiqet nga gara për zgjedhjet vendore më 30 qershor.

Bledar Sinella, kandidati i partisë së re politike për qytetin e Kavajës, ka dërguar një letër KQZ-së ku vendimi i tij justifikohet me faktin se ai “nuk bëhet pjesë e procesit pa opozitën”, madje edhe se Bindja nuk ka firma si parti politike.

Dokumenti i paraqitur në KQZ nga Bledar Sinella

Sinella shtoi se “është njoftuar nga media se Bindja Demokratike ka depozituar kandidaturën time në KQZ pa shprehur dakordësinë” e tij përfundimtare.  

Kjo është tërheqja e tretë në pak ditë në partinë ku figura më e shquar është ajo e Astrit Patozit.

Më parë janë tërhequr  Devis Hebibasi, kandidat i Skraparit dhe Salvator Kaçaj për Lezhën. 

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN