Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Thaçi në zyrën e Ramës para Samitit të Parisit

Nga A2 CNN
21 Maj 2019, 14:11 | Aktualitet
Thaçi në zyrën e Ramës para Samitit të Parisit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe Kryeministri Rama kanë zhvilluar një bisedë për rreth 20 minuta në zyrën e këtij të fundit. Situata politike në Kosovë dhe hapi i radhës në arenën ndërkombëtare kanë qenë në fokus të këtij takimi.

Përmes një postimi ne rrjetet sociale kreu i shtetit të Kosovës veçon se "si gjithmonë, kënaqësi takimi me Kryeministrin Edi Rama. Biseduam për aktualitetet politike në Kosovë, Shqipëri dhe rajon, si dhe për përgatitjet e Kosovës për Samitin e Parisit".

Pas Samitit të Berlinit, u vu më në pah krisja mes qëndrimit të Presidentit Thaçi e Kryeministrit Rama me Kryeministrin kosovar Ramush Haradinaj. Ndërsa, ky i fundit pati një ditë më parë një takim në Durrës me Presidentin shqiptar Ilir Meta.

A2 CNN Livestream

Dita jonë