Tiranë, autobusi përplaset me bordurën, 5 të lënduar

Policia ka bërë të ditur se rreth orës 21:45 minuta, në segmentin rrugor Institut-Bathore, në Tiranë, një autobus i transportit publik është përplasur me bordurën.

Për pasojë, 5 pasagjerë të autobusit kanë mbetur të lënduar dhe po marrin ndihmën mjekësore.

Shkaqet e aksidentit janë të paqarta.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN