Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Vllaznia, flet kapiteni Lika: Festojmë vetëm në Superiore

Nga A2 CNN
21 Maj 2019, 12:43 | Futboll
Vllaznia, flet kapiteni Lika: Festojmë vetëm në Superiore

Vllaznia nuk e diskutoi për asnjë moment ngjitjen në Kategorinë Superiore që në sezonin e parë që u gjend në Kategorinë e Parë.

Për një nga veteranët e këtij klubi, mesfushorin Gilman Lika, edhe gara në këtë nivel pati veçoritë dhe vështirësitë e saj.

“Ishte shumë sezon i vështirë, por tani ndihem i çliruar që e plotësuam detyrën që kishim”, tha Lika.

Ish-futbollisti i përfaqësues shqiptare tregon arsyet përse skuadra nuk festoi në fitimin e grupit, ndërsa kërkon të ngrejë lart emrin e Vllaznisë me rikthimin në Kategorinë Superiore: “Ishte detyrë që duhet të kryej sa më shpejt. Për ne nuk duhet të ketë festë, festa do të jetë po arritëm sukses në Superligë”.

Vllaznia, fituese e grupit A, përballet me Bylisin këtë të enjte në Durrës për finalen që do të shpallë kampionen e re të Kategorisë së Parë për këtë sezon.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani