Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

17 milionë euro në sezon dhe i pakënaqur, Bale: Jemi kthyer në robotë

Nga A2 CNN
22 Maj 2019, 17:19 | Futboll
17 milionë euro në sezon dhe i pakënaqur, Bale: Jemi kthyer

6 vite pas nënshkrimit me Gareth Bale, Real Madrid pritet të nisë një luftë të re për uellsianin. Nëse në 2013 për të nënshkruar me të, kësaj radhe për ta larguar nga Madridi.

Prej kohësh është bërë e qartë se 29 vjeçari nuk është në planet e Zidane dhe këtë e di edhe vetë sulmuesi, por në mes futen egoja personale dhe një pagë prej 15 milionë eurosh në sezon, pak kush do ta shihte largimin si opsion edhe nëse do t’i duhej të ulej në stol.

Bale ka thyer heshjen duke lëshuar disa deklarata të forta që në mënyrë indirekte lidhen edhe me çështjen e tij.

“I kuptoj lojtarët që thonë se kemi rifituar jetën pasi tërhiqen nga futbolli. Padyshim, sepse në një ambient kolektiv ti nuk mund ta zgjedhësh axhendën tënde si një lojtar golfi apo tenisi. Pra, jemi pak a shumë jemi bërë si robotë.  Na thuhet se kur duhet të jemi diku, kur duhet të hamë apo kur duhet të takojmë trajnerin. Një njëfarë mënyre e humbasim jetën e lirë.” ishin fjalët më të fundit të uellsianit për një dokumentar që do të shfaqet së shpejti.

Real Madrid po punon intesivisht për të bindur sulmuesin për të shkëputur marrëdhëniet me galaktikët, ndërkohë që për të do të rreshtoheshin një sërë klubesh në Evropë të gatshme për ta bërë pjesë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë