Ballsh, 48-vjeçari përplaset nga Benzi. Ndërron jetë në spital

Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen e një 48-vjeçari ka ndodhur sot në Ballsh, rreth orës 13:15.

26-vjeçari me iniciale G.M., banues në Ballsh, duke drejtuar një automjet tip Benz ka aksidentuar shtetasin me iniciale I.M., i cili ishte duke ecur në këmbë.

Pas ndihmës së parë në Spitalin e Ballshit u trasportua për në Spitalin Rajonal Fier, por gjatë rrugës ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Shkarkoni aplikacionin e A2