Borchardt: Qeveria ka nevojë të sfidohet, por duhet opozitë më serioze

Kreu i prezencës së OSBE, Bernard Borchardt vijon të kritikojë opozitën për protestat e dhunshme. Këtë herë, ai ka vënë përballë protestave me molotov, protestat paqësore të studentëve.

“Të rinjtë shqiptarë udhëhoqën fushatën kundër importit të mbetjeve, fituan respekt të gjerë për fushatën e tyre të gjatë dhe vërtet kombëtare për standarde dhe kushtet në arsim. Ka një ndryshim të qartë mes një fushate të vazhdueshme protestash paqësore, aktive, të sinqerta e vërtet popullore dhe një numri relativisht të vogël njerëzish, që sulmojnë policinë me kokteje molotovi dhe dëmtojnë pronën publike dhe private”.

Ndaj, ambasadori Borchardt kishte një thirrje për ligjvënësit brenda dhe jashtë Parlamentit. “Qeveria ka nevojë për opozitë demokratike më serioze dhe më efektive. Qeveria ka nevojë të sfidohet dhe kritikohet; ajo ka nevojë të shtyhet drejt reformave që synojnë shqiptarët”, shprehet Borchardt, i cili mbetet ambasadori më kritik ndaj aksionit të opozitës.

Shkarkoni aplikacionin e A2