Conte fiton gjyqin me Çelsin, përfiton 10 milionë euro

Antonio Conte ka fituar gjyqin me klubin anglez të Çelsit dhe do të përfitojë plot 10 milionë euro.

Kjo është shifra që trajneri italian duhet të merrte në vitin e fundit të kontratës me londinezët, gjë që nuk ndodhi, pasi presidenti Abramoviç vendosi ta shkarkojë pa e dëmshpërblyer. 

Pasi shqyrtuan dosjen e mbërritur në muajin Mars, gjykata i dha të drejtë 49-vjeçarit, ndërkohë që klubi ka zgjedhur të mos prononcohet për këtë çështje. 

Antonio Conte, një nga trajnerët më të kërkuar të momentit, fitoi FA Cup dhe titullin kampion pas dy viteve në krye të Çelsit.

Shkarkoni aplikacionin e A2