Finalja e Europa League, Mkhitaryan nuk udhëton me Arsenalin në Baku për arsye politike

Tashmë është zyrtare: sulmuesi i Arsenalit, Henrikh Mkhitaryan nuk do të luajë në finalen e Europa League, kundër Çelsit në datën 29 maj.

Arsyet janë politike, për shkak të marrëdhënieve që ekzistojnë ndërmjet Armenisë,vendit të origjinës së futbollistit, me Azerbajxhanin, vendit ku do të zhvillohet finalja.

Sulmuesi ia komunikoi vendimin shokëve të skuadrës, të cilët e duartrokitën. Edhe pse Bakuja zyrtare kishte njoftuar se ndryshe nga bashkëkombasit e tij, futbollisti mund të hynte në Azerbajxhan; për arsye sigurie, Arsenali dhe Henrikh Mkhitaryan vendosën që kjo të mos ndodhte.

Shkarkoni aplikacionin e A2