Gazeta kineze: SHBA me Huawei po braktis parimet tregtare, si një deklaratë lufte

Publikuar më: 22/5/2019, ora 10:51
AdobeStock 212787497 compressor 1 e1537458203782 1024x627 1024x627

Gazeta kineze: SHBA me Huawei po braktis parimet tregtare, si një deklaratë lufte

Publikuar më: 22/5/2019, ora 10:51

Nuk ulet tensioni midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, pas vendimeve të njëpasnjëshme të administratës Trump kundër disa kompani, ndër të tjerat gjigandi Huawei.

Vendimi i fundit për të bllokuar përditësimet e kësaj të fundit të aplikacioneve të Google, ka shkaktuar reagime të forta në Pekin.

Reagimi i fundit shprehet në një editorial të gazetës Global Times, që shpesh herë shihet si një altoparlant drejt vendeve perëndimore të qeverisë kineze.

Sipas global Times, “Uashingtoni ka braktisur tërësisht parimet tregtare me sjelljen barbare ndaj Huawei”.

Global Times, shihet si një altoparlant i qasjes agresive të politikës kineze

Sipas gazetës, kompania e telekomunikacionit po përgatitet edhe për një skenar të zymtë si ai i braktisjes së blerjeve të produkteve nga Shtetet e Bashkuara, dhe që ku vendim nuk do të zvogëlonte ambiciet e kompanisë por edhe të Pekinit në fushën e teknologjisë.

Gazeta “këshillon” në këtë pikë qeverinë kineze të respektojë ligjin ndërkombëtar por edhe të “mos të jetë shumë miqësore ose e shqetësuar nga opinioni perëndimor”,  sepse vendimet e fundit të administratës Trump rrezikojnë të shndërrojnë “ gjithmonë e më shumë luftën tregtare të Uashingtonit në një luftë të vërtetë”.