Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Gjykata e Lartë “humbet” një tjetër anëtar

Nga A2 CNN
22 Maj 2019, 15:41 | Aktualitet
Gjykata e Lartë “humbet” një tjetër anëtar

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vlerësuar se gjyqtar i Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj, nuk justifikon burimin e pasurive dhe për këtë arsye ka vendosur ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe ta shkarkojë nga detyra.

KPA ka analizuar gjendjen financiare të zotit Islamaj, si dhe pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi të tij, si toka, apartamente,  garazhe, automjete, por edhe lëvizjet e tij jashtë Shqipërisë. Pas hetimit të fakteve të reja u miratua kërkesa për ankimimin e vendimit të KPK.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu