Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Julian Brandt i përket Borussia Dortmund

Nga A2 CNN
22 Maj 2019, 21:56 | Futboll
Julian Brandt i përket Borussia Dortmund

Dortmundi e ka nisur me marshin e pestë merkaton për sezonin e ardhshëm. Pas Thorgan Hazard e Nico Schulz verdhezinjtë kanë zyrtarizuar dhe me 23 vjeçarin e Bayer Leverkusen, Julian Brandt.

Me blerjen e futbollistit të Kombëtares gjermane, Borussia Dortmund bën një goditje të bujshme, pasi 23 vjeçari pëlqehej dhe nga shumë ekipe të mëdha, mes tyre dhe Juventusi.

Deri në këto momente merkatoja e Dortmund, me nënshkrimet e Thorgan Hazard, Nico Schulz dhe Julian Brandt ka arritur në 80 milionë euro.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani