Kriza politike, Meta: Pse s’ul dot Bashën dhe Ramën në dialog

Ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 çuan në grevë urie Ilir Metën. Sot, President i Republikës, gjen aty rrënjët e krizës politike ku ndodhet vendi.

Të gjithë e pyesin çfarë bën Kreu i Shtetit për të ndihmuar dialogun? “Presidenti nuk mund të ulë në tavolinë dy apo tre njerëz që thonë ne nuk është ulemi me këtë se është kryeministër apo me dikë tjetër që thotë që 30 qershori do të jetë një ditë e madhe për demokracinë”, thotë Meta.

Me gjendjen e reformës në drejtësi është i pakënaqur. “Nëse do të ishte një sukses Shqipëria nuk do të ishte asnjë minutë pa Gjykatë Kushtetuese”.

Presidenti akuzon ERALIUS, misionin këshillues të BE-së, se ka refuzuar kërkesën e tij për ta ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje. “EURALIUS çon përgjigje zyrës së Presidentit se ne në takim nesër nuk vijmë dot se ne jemi mision teknik. Kjo do të thotë se ke marr porosi teknike, por unë nuk e di se nga është marrë kjo porosi”.

Meta nuk e fsheh zhgënjimin nga ekspertët europianë. “Po ky EURALIUS si e jep një vërtetim një kryetari shumë të nderuar të Komisionit të Ligjeve për të zgjedhur një institucion që nuk ekziston në Kushtetutë, në kundërshtim të hapur me Kushtetutën. Kjo nuk mund të jetë drejtësi europiane”, u shpreh Presidenti Ilir Meta.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN