Kupa e Amerikës, Argjentina nuk grumbullon Mauro Icardin

Sezon për tu harruar për Mauro Icardin, që veç problemeve me klubin e Interit, tashmë është jashtë listës së të thirrurve nga kombëtarja e Argjentinës për Kupën e Amerikës.

Trajneri Lionel Scaloni nuk ka preferuar të mbështetet tek bomberi i Interit nisur nga një sezon me shumë ulje-ngritje. Zgjedhja për të mos u stërvitur me skuadrën për rreth një muaj, çështja e rinovimit të kontratës dhe humbja e shiritit të kapitenit tek Inter, i kanë kushtuar shumë 26-vjeçarit.

Ndërkohë, është shoku i tij i skuadrës Lautaro Martinez ai që ka fituar balotazhin për një vend në përfaqësuesen bardhekaltër.

Kupa e Amerikës nis në datën 14 qershor dhe kurorëzon fituesit më 17 korrik.

Shkarkoni aplikacionin e A2