“Kuzhina” e Kodit Penal, socialistët prezantojnë menunë e burgut për kë prish zgjedhjet

Socialistët e kanë vënë menjëherë në zbatim porosinë e kryeministrit Edi Rama për t’i bërë të qartë me çdo mënyrë qytetarëve se çfarë rrezikojnë nëse bëhen pjesë e skenareve për prishjen apo bllokimin e zgjedhjeve.

Një prej tyre është edhe “menuja e burgut”, përgatitur nga ekspertët e komunikimit te mazhorancës.

A2 CNN ka mësuar se vetë Rama e ka pëlqyer idenë dhe ka aprovuar shpërndarjen e saj.

“Menuja e burgut” është një përmbledhje e dispozitave të Kodit Penal mbi prishjen e zgjedhjeve, nga “kuzhina” e të cilit pritet të dalin edhe “pjata” të tjera gjatë javëve në vijim, për të “pushtuar” tavolinat e mediave sociale.

Shkarkoni aplikacionin e A2