Lirohet 33 vjeçari italian, peng në Siri nga viti 2016

Lihet i lirë në Siri një 33 vjeçar italian nga Breshia, i rrëmbyer që nga viti 2016.

Alessandro Sandrini u rrëmbye 3 vjet më parë nga një grup kriminelësh në kufirin mes Sirisë dhe Turqisë.

Lirimi i Sandrinit u bë i mundur falë negociatave mes grupit antiqeveritar xhihadist “Qeveria e Shpëtimit” dhe bandës së kriminelëve që e kishin rrëmbyer.

Në një komunikatë për shtyp nuk flitet për ndonjë pagesë në shkëmbim të lirimit të italianit Sandrini.

Për rrëmbimin e Alessandro Sandrini u mësua vetëm një vit pas rrëmbimit të tij, në dhjetor të vitit 2017.  Në korrik të 2018 u publikua dhe videoja e tmerrshme, ku shfaqej nën kërcënimin e dy personave të armatosur dhe kërkonte ndihmën e autoriteteve italiane.

Lirimi i 33 vjeçarit nga Breshia në Idlib të Sirisë u përshëndet dhe nga kryeministri italian.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN