Lufta për rrëzimin e Trump, demokratët kërkojnë nisjen e procedurave për shkarkim

Publikuar më: 22/5/2019, ora 14:16
600353cd 50fd 4d10 a232 db2f8961bbd4 2x 1024x575

Lufta për rrëzimin e Trump, demokratët kërkojnë nisjen e procedurave për shkarkim

Publikuar më: 22/5/2019, ora 14:16

Çdo gjë në Uashington lidhet me këtë: Drejtuesja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi kundër presidentit Donald Trump. Dy liderët më të fuqishëm të Amerikës do të përballen sërish, në atë që po konsiderohet një test që mund të sjellë implikime për të ardhmen e Shteteve të Bashkuara.

Pelosi është ngarkuar me shumë presion përpara takimit me Trump në Shtëpinë e Bardhë, për shkak të kërkesave të shumta të demokratëve për nisjen e procedurave për shkarkimin e presidentit.

“Mendoj se ne duhet të nisim procedurat për ta shkarkuar nga detyra. Nuk na ka mbetur zgjedhje tjetër”, deklaroi deputeti demokrat Harley Rouda, ndërsa për deputeten demokrate Debbie Wasserman Schultz “duhet të jemi të sigurt që të avancojmë sa më shumë që të jetë e mundur me kërkimet dhe nëse drejtohemi tek procedurat për shkarkim, ne do ta bëjmë atë, por hap pas hapi.”

Përveç demokratëve, ka edhe republikanë që e mbështesin këtë kërkesë. “Mendoj se është e përshtatshme ta bëjmë atë”, deklaroi kongresmeni republikan Justin Amash.

Megjithatë lideri i Republikanëve në Kongres thotë se shkarkimi i Trump nuk do të ndodhë.

Sipas senatorit Mitch McConnell, “çështja është e mbyllur dhe Dhoma e Përfaqësuesve mund të bëjë ç’të dojë dhe ne do t’i shikojmë ata. Nuk mendoj se ngacmimi i presidentit është një mënyrë e mirë për të marrë pjesë në zgjedhje të 2020 por kjo mbetet në dorë të deputetëve”.

Ndërkohë, Trump kritikoi demokratët së fundi dhe u tha që të heqin dorë nga pretendimet për një rishikim të hetimit për lidhjet e dyshuara me Rusinë, pasi sipas tij nuk ka pasur bashkëpunim mes ekipit të tij të fushatës dhe zyrtarëve rusë.