Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Meta për Kosovën: Shqipëria faktor stabiliteti, deliret nacionaliste shmangin përgjegjësitë

Nga A2 CNN
22 Maj 2019, 11:26 | Politikë
Meta për Kosovën: Shqipëria faktor stabiliteti, deliret

Presidenti Ilir Meta, në fjalën e mbajtur në konferencën me temë: "Sfidat e Sigurisë në Ballkan dhe roli i aktorëve të jashtëm në kohën e tranzicionit euroatlantik", deklaroi se roli i Shqipërisë në Ballkan duhet të jetë “faktor stabiliteti” dhe që çdo “delir” që i mëshon nacionalizmit është “një diabolizëm i gjallë”  që bëhet “për të spostuar vëmendjen për përgjegjësitë e tyre”.

Kreu i Shtetit shtoi në këtë pikë se “nëse çdo aktor i Shqipërisë hyn në këtë dialog cenon institucionet e Kosovës”, edhe pse tentativa duhen bërë në  nxitjen e komunikimit të  brendshëm të institucioneve kosovare sepse “nëse dikush mendon se duhet angazhuar më shumë BE apo SHBA kjo është diçka që nuk i shërben qytetarëve të  Kosovës”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani